“Darka e Thërrimeve” fituese e “Talia e Flakës”

Amernis Nokshiqi dhe Mentor Zymberaj janë vlerësuar me çmimet për aktoren-aktorin më të mirë të festivalit, ku Nokshiqi ka luajtur në shfaqjen “Darka e Thërrimeve”, kurse Zymberaj në shfaqjen “Aktori në kuti”, shkruan KultPlus, përcjell Portlab.mk.

Mbrëmë ka përfunduar “Talia e Flakës”, në Gjilan që është mbajtur në kuadër të Flaka e Janarit ku janë ndarë edhe shpërblimet për më të mirët, pas prezantimit të shfaqjeve për disa mbrëmje me radhë në Teatrin Profesionist të Gjilanit.

“Darka e Thërrimeve”, nga Teatri i Shkupit është vlerësuar si shfaqja më e mirë e këtij festivali, shfaqje kjo që është me skenar të Rafet Abazit dhe regji të Qëndrim Rijanit, kurse çmimi për regjisorin më të mirë i është ndarë Ilir Bokshit, për shfaqjen “Im atë e donte Adolfin”.

Amernis Nokshiqi dhe Mentor Zymberaj janë vlerësuar me çmimet për aktoren-aktorin më të mirë të festivalit, ku Nokshiqi ka luajtur në shfaqjen “Darka e Thërrimeve”, kurse Zymberaj në shfaqjen “Aktori në kuti”.
Për rolet dytësore janë vlerësuar aktorët : Gani Rrahmani dhe Emine Toska, të cilët kanë luajtur në shfaqjen “Im atë e donte Adolfin”, shfaqje kjo që u vlerësua edhe për skenografinë më të mirë , punë të cilën e ka punuar Bekim Korça.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button