Mijëra shkencëtarë protestuan kundër dekretit të Trampit për kufizimin e migrimit

Mijëra shkencëtarë të njohur, midis të cilëve edhe 11 fitues të Çmimit Nobël nënshkruan peticion, kundër dekretit të presidentit amerikan Donald Tramp për kufizimin e pranimit të refugjatëve në vend, me qëllim që të pengohet hyrja e terroristëve në territorin e SHBA-së, njoftoi mbrëmë vonë gazeta “Uashington post”.

Sipas gazetës, peticioni është përgatitur dhe ndarë që në ditën e enjten, para se Tramp ta nënshkruajë dekretin.

Midis të parëve që u nënshkruan janë shumë laureatë të Çmimit Nobël, anëtarë të Akademisë kombëtare të shkencave dhe intelektualë të shquar.

Në Universitetin Harduard dje u mbajt miting protestues kundër Trampit. Protesta të ngjashme kishte edhe në disa universitete të tjera nëpër tërë vendin gjatë ditëve të fundit.

Dekreti i Trampit shpall 30 ditë ndalesë për hyrje në SHBA të njerëzve nga Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni dhe e ngrin për muaj programin për pranim të refugjatëve në SHBA.

Në peticion, shkencëtarët i quajnë masat e Trampit diskriminuese,  në kundërshtim me interesat kombëtare të SHBA-së dhe diçka që i prek njerëzit “të cilët janë studentë tanë, miq, kolegë dhe anëtarë të bashkësive tona shkencore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button