Spahiu: Rama të gjejë vrimë dhe të futet nëse firmos marrëveshjen e detit

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se qeveria shqiptare është e gatshme të firmosë marrëveshjen e ujërave me Greqinë.

Spahiu paralajmëroi protesta masive, në rast se kryeministri Rama firmos marrëveshjen me qeverinë greke.

“Venzielos ka deklaruar se marrëveshja e detit së shpejti do të hyjë në fuqi. Kryeministri nuk do gjejë vrimë ku të futet, sepse miliona shqiptarë do ta rrethojnë në zyrën e tij. Nëse ai guxon të firmosë marrëveshje me qeverinë greke, nuk do gjejë vrimë ku të futet. Sipas gjithë burimeve diplomatike, ajo marrëveshje do të nënshkruhet ashtu siç është.”- u shpreh Spahiu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button