Formohet iniciativë për “shpëtimin” e Kodrës së Diellit

“Të vetëdijshëm se jetojmë pranë një mrekullie natyrore siç është masivi i malit Sharr, që prek edhe qytetin tone. Të ndërgjegjshëm për rëndësinë shëndetësore, ekologjike, turistike dhe ekonomike që ka Kodra e Diellit. Të brengosur nga moskujdesi, mosinvestimi, anashkalimi, lënia pas dore, përdhosja e qendrës turistike, dikur ndër më të njohurat e ish-Jugosllavisë, nga ana e institucioneve lokale dhe shtetërore. Ne, qytetarë të vullnetit të mirë, që dëshirojmë ta shohim Kodrën e Diellit sa më mirë, më në rregull, më të pastër, më të përparuar, më të shfrytëzueshme në aspekt ekologjik, turistik, rekreacioni, sporti, etj., ngremë zërin për gjithçka të keqe që i ndodhë këtij kapaciteti turistik”, thotë, Hamdi Sulemani, njëri nga organizatorët e iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, njofton Portalb.

Ata shprehin hidhërimin për siç shprehen ata, katandisjen e kësaj qendre turistike që i është bërë tash e 15 vite me radhë, duke e lënë pa asnjë investim, pa asnjë rregullim infrastrukturor, pa asnjë mirëmbajtje, pa asnjë projekt konkret në drejtim të forcimit të kapaciteteve pranuese turistike.

“Kodra e Diellit është shndërruar në një vend ku nuk dihet se kush ha, e kush pi, është shndërruar në një vend ku secili bën çfarë të dojë, vjedh sa të mundet, largon nga puna këdo, e punëson cilindo, e zhvat në maksimum, duke mos ndërmarrë asgjë për t’u kujdesur për të, për të përmirësuar diçka, për të rregulluar diçka, për ta bërë sa më të pastër, më tërheqës dhe më fitimprurës, duke filluar nga aspekti shëndetësor, sportiv, e deri te ai turistik dhe ekonomik. Edhe sa do të duhet të presim për t’u investuar, së paku 1 euro, edhe sa do të duhet të presim që të plotësohen qejfet, teket dhe xhepat e institucioneve të cilat deri tani kanë premtuar shumë, por nuk kanë realizuar asgjë, edhe sa do të duhet të presim që të bëjmë një skijim normal, një shëtitje normale, një pushim si duhet, një qëndrim relaksues, një qetësim shpirtëror, një shërim trupor, një aktivitet sportiv?!
Paralajmërojmë fillimin e një fushate shpëtimi të Kodrës së Diellit. Nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë se si institucionet lokale dhe shtetërore vazhdojnë ta keqpërdorin këtë qendër turistike nga e cila më së shumti përfitojmë ne, qytetarët e Tetovës dhe ata të fshatrave përreth malit Sharr”, shtoi Sulemani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Ata paralajmërojnë se hapat e mëtutjeshme të kësaj iniciative do të jenë nga ë të ndryshmet, duke filluar me këtë deklaratë të parë publike për media, e duke vazhduar me takime dhe konsultime me qytetarët, pa lënë anash edhe protestat konkrete.
“Ftojmë të gjithë qytetarët, intelektualët, juristët, ekonomistët, ekspertët e turizmit që të na bashkëngjiten dhe të ofrojnë kontributin e tyre në drejtim të shpëtimit të Kodrës së Diellit!”, tha Sulemani. /Portalb

LEXO: ELEM mbyll dyqanet në Kodrën e Diellit

LEXO: Kaosi në Kodrën e Diellit, kërkohet ndihma e autoriteteve

LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, në kushte të këqia

LEXO: Gënjeshtrat për investimet në teleferikun dhe në Kodrën e Diellit, shumë fjalë aspak punë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button