Takimi me Nimic nuk ndryshoi asgjë, as edhe kësaj radhe

Raundi i ri i besimeve rreth çështje së emrit rezultoi pa progres, ashtu si që pritej. Në takimin e iniciuar nga ndërmjetësi Nimic, palët kanë rënë dakord megjithatë që bisedimet të intensifikohen.

“Nuk kishte rezultate konkrete nga takimi. Zhvilluam biseda të sinqerta dhe dinamike. Të dyja palët rënë dakord bisedimet të intensifikohen. Palët janë të kënaqura me këtë format të bisedimeve, është e mundur të organizojmë një takim të tillë në maj, ndërkaq dhe unë më vonë të vizitoj rajonin. Jam i vetëdijshëm se aktualisht zhvillohen zgjedhjet dhe i shmangi situatat të cilat mund të përkeqësojnë problemin”, u shpreh ndërmjetësi Nimic, pas takimit me ambasadorët Jolevski dhe Vasilakis.

Intensifikim të bisedimeve pritet pas zgjedhejve në vend dhe Greqi. Nimic nuk qartësoi nëse në takimin e sotëm është shqyrtuar propozimi i tij i prillit.

“Përgjatë vitesh bëra propozime të shumta, dhe asnjëra nga to nuk gëzoi mbështetjen e pakushtëzuar nga ana e të dyja palëve. U thash palëve se vazhdimisht duhet ti shqyrtojmë idetë e vjetëra sepse mund të gjejmë vitalitet tek ato, përderisa të gjendet zgjidhja’, theksoi Nimic.

Nimic gjithashtu theksoi se më shumë fuqi të mëdha janë seriozisht të interesuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, një nga to Gjermania përmes kancelares Merkel. Takimi i sotëm vjen rreth 5 muaj pauzë të negociatave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button