Kançeska-Milevska nuk i dha para Taleskit për shfaqje teatrore

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, nuk ka miratuar mjete për shfaqjen “Vdekja e Joviqit”, e shkruar nga kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, në regji të Sasho Milenkovskit, njofton Portalb.

Shfaqja ishte një ndër projektet me të cilin Teatri Kombëtar i Manastirit ka konkuruar në Ministri, por këtë vit nuk mund të paraqitet në skenë me para shtetërore, pasi që shfaqja nuk ka hyrë në Programin Kombëtarë për Kulturë të vitin 2017.

Për këtë vendim, nga teatri i Manastirit kanë paralajmëruar padi për Ministrinë.

Përndryshe, lajmi se planifikohet të paraqitet në skenë shfaqe me tekst të Taleskit u ësua gjatë fundit të vitit të kaluar dhe u vlerësua si përpjekje, që pas mbarimit të mandatit, kryetari i Komunës t’i kthehet teatrit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button