Shkëndija specialiste për derbit

Shkëndija vazhduar me paraqitje të mira në duelet shmë të rëndësishme me skuadrat që mbajën kreun e tabelës. Pasi që ditë më parë kishin mundur Vardarin në Shkup, tetovarët sot kanë shënuar fitore shumë të madhe edhe ndaj Rabotniçkit. 

“Kuqezinjtë” e Shpëtim Duros shënuan fitore me rezultat 3:1 duke ndalur hovin e “romantikëve” të cilët nuk dinin për disfatë që nga fillimi i sezonit pranveror.
Shkëndija gjatë 90-të minutave ishte skuadër më e mirë, ndërsa golin e parë e shënoi braziliani Stenio Zhunior.

Shkëndija ka vazhduar sulmet edhe në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 67-të, kroati Bojan Vruçina shënoi golin e tij debutues me fanellën e Shkëndijës në këtë sezon.
Rabotniçki u kundërpërgjigj vetëm  5 minuta më vonë me anë të Markoskit, por përsëri ishte ai Bojan Vruçina i cili shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën në minutën e 85-të, duke vulosur fitoren e “kuqezinjëve” me rezultatin 3:1.
Shkëndija tani ka grumbulluar 33 pikë ndodhet në pozitën e 6-të, ndërkohë Rabotniçki me 41 pikë renditet në vendin e tretë.

Gostivari është mundur nga Metalurgu në fushë të vet, duke u mundur me rezultat 1:5. Të parët shënuan vendasit përmes Bilallit në minutën e 19-të, ndërsa Neziri në minutën e 32-të është ndëshkuar me karton të kuq dhe këtu fillojnë problemet për Gostivarin. Në xhiro Turnova pësoi disfatë nga Bregallnica me rezultat 1:0, Vardari vazhdon me paraqitje të dobëta, pasi ka barazuar me Makedonija Gj.P 2:2, ndërsa Pelisteri merr kryesimin e vetmuar në tabelë pas fitores ndaj Napredokut në Kërcovë me rezultat 3:2.

Rezultatet: Shkëndija-Rabotniçki 3:1, Makedonija Gj.P – Vardar 2:2, Napredoku – Pelisteri 1:3, Gostivari – Metalurgu 1:5, Bregallnica – Turnova 1:0, (nesër e enjte, ora 15:00) Renova-Euromilku. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button