Një i dehur ka kërcënuar se do të sulmojë Qeverinë e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme sot rreth orës 17 ka marrë një telefonatë anonime nga një person i cili ka informuar se sonte ose ditët në vijim mund të ketë sulm ndaj objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Policia konfirmoi se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. Ministria e Brendshme ka identifikuar lajmëruesin, i cili sipas Ministrit Agim Nuhiu ka qenë në gjendje të rëndë alkoholike.

Në ndërkohë, Ambasada Amerikane në Shkup u ka rekomanduar shtetasve amerikan që të shmangin bulevardin “Ilindenska”, ku gjendet objekti i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button