Një meteor i gjelbër ndriçoi Indinë

Është shumë e vështirë të fotografohet një meteor. Edhe pse shumë prej tyre kalojnë pranë Tokës çdo ditë, shumica prej tyre janë shumë të vogël për t’u kapur.
Por Prasenjeet Yadav ia doli që të kapte një meteor në foto, krejt aksidentalisht. Yadav ishte duke fjetur kur ky meteor i gjelbër shpërtheu mbi Mettupalayam, një qytet i vogël në regjionin jugor të Indisë.

Ai nuk kishte menduar të bëhej fotograf. Ai kishte lindur në Nagpur, rreth 40km nga Rudyard Kipling, ku tigrat dhe leopardët vazhdimisht vizitonin kopshtin e tij, transmeton Gazeta Express.

Ai studioi macet e mëdha si një biolog molekular, por mendonte se njerëzit nuk i lexonin dhe kuptonin letrat akademike. Kështu që për ta kuptuar njerëzit shkencën, tha ai, ata duhet ta shohin atë. Kështu që ai u bë fotograf.

Yadav kishte fituar edhe një çmim nga National Geographic më pas. Kjo është fotografia e meteorit që ai e bëri:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button