Shkëndija neutrale në proceset zgjedhore

Pas hutisë së krijuar në opinion në lidhje me zgjedhjet presidenciale të Lidhjes së futbollit në Komunën e Tetovës dhe involvimit të Shkëndijës në të njëjtat, kryetari i KF Shkëndija, Abdylmenaf Bexheti, kërkon që klubi në të cilin ai është kryetar, mos të përmendet në kurrfarë kalkulimi ndërmjet “palëve të konfrontuara”, ndërsa apelon të gjithë angazhohen për unitet dhe avancim të futbollit vendor.

“KF Shkëndija duke vazhduar me strategjinë e saj të ekui-distancës pa anime dhe paracaktim në procesin zgjedhor të strukturave në Lidhjen e futbollit të Komunës së Tetovës, si dhe delegimeve në nivel të Federatës së futbollit të Maqedonisë, jo që nuk është pjesë e “palëve të konfrontuara”, por apelon dhe angazhohet me gjithë qenien e vet për unitet dhe efikasitet në funksion të zhvillimit të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.

Dëshirojmë dhe shpresojmë që këtë qasje do ta kenë parasysh jo vetëm strukturat institucionale të Lidhjeve të futbollit, por njëkohësisht edhe të klubeve tjera simotra në rajonin tonë”, deklaroi për faqen zyrtare të klubit kuqezi, kryetari i KF Shkëndija, Abdylmenaf Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button