Maqedoni, buxheti i qytetarëve më i madh se ai i shtetit!

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit 2016 ua kanë besuar bankave në Maqedoni më shumë se 3.6 miliardë euro, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, qytetarët përfundimisht me muajin dhjetor të vitit të kaluar, kanë kursyera 3.6 miliardë euro.

Kjo rritje e kursimeve, sipas BPM-së, tregon se po kthehet besimi i qytetarëve te bankat pas tërheqjes së një shume të depozitave nga ana e qytetarëve gjatë muajit mars dhe prill të vitit të kaluar.

“Të dhënat tregojnë se niveli i kursimeve në depozita, në fund të muajit dhjetor të vitit 2016, është shumë më i lartë se në muajin mars të po këtij vitit, para se të fillonte paniku i qytetarëve kur brenda një muaji nga bankat tërhoqën mbi 1 miliard denarë apo rreth 170 milionë euro. Ky trend i tërheqjes së depozitave u ndërpre në fillim të muajit qershor të vitit të kaluar, dhe deri në fund të këtij viti kursimet e qytetarëve të ritën për 1.2 miliardë euro. Kursimet më të mëdha të qytetarëve janë në valuta të huaja dhe, krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar kur kursimet në valuta të huaja kapnin shifrën prej 17.2 miliardë denarë, gjendja momentale e kursimeve në valuat të huaja është për 3.5 miliardë denarë më shumë dhe arrin shifrën totale prej 20.59 miliardë denarë “, thuhet ne raportin e BPM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button