Përmbytjet në Tajlandë, rritet në 90 numri i viktimave

Rritet në 90 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të cilat janë efektive në jug të Tajlandës, që nga fillimi i këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Qendra e parandalimit të fatkeqësive në Tajlandë, theksohet se për shkak të përmbytjeve të shkaktuara si pasojë e shirave intensivë në 12 qytete në jug të vendit janë ndikuar 1,8 milionë persona.

Sipas pasojë e përmbytjeve konfirmohet se kanë humbur jetën 90 persona si dhe  4 të tjerë nuk janë gjetur.

Zyrtarët e Qendrës Meteorologjike të Tajlandës kanë njoftuar parashikimet se shirat në rajon do të vazhdojnë deri ditën e diel.

Ndër të tjera zyrtarët kanë njoftuar se për shkak të kushteve të këqija të motit në Gjirin e Tajlandës ku ndodhen ishuj turistikë të vendit dallgët mund të arrijnë deri në 2-3 metra ku dhe kanë paralajmëruar se pronarët e anijeve të vogla dhe peshkatarët se duhet të marrin masat.

Qeveria e Tajlandës për riparimin e urave të shembura si pasojë e përmbytjeve dhe për të shpëtuar personat e bllokuar nëpër fshatra ka mobilizuar në rajonin jugor të vendit mijëra ushtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button