Ermira Mehmeti shkel ligjin duke marrë para nga ministria e mbrojtjes

Ditë më parë, Bekim Fazliu nga Partia Demokratike Shqiptare doli me dokumente ku shihet se Ermira Mehmeti e Bashkimit Demokrati për Integrim është angazhuar për kryerjen e shërbimeve konsultative për 500 euro në muaj në ministrinë e mbrojtjes, dikasteri që e udhëheq Talat Xhaferi.

Hulumtimi që e ka kryer Vertetësmatës.mk tregon se deputetët nuk kanë të drejtë të kryejnë punë të tjera përpos funksionit të tyre dhe në rastin e Mehmetit ka konflikt interesash.

“Se ka konflikt interesash është e qartë dhe nuk ka dyshim. Këtu konflikti i interesave është në Parlament e cila duhet ta kontrollojë ministrin dhe ministrinë. Si mund kjo të bëhet kur ai që duhet ta kontrollojë punën e ministrisë është ia angazhuar drejtpërsëdrejti në ministri. Nuk kam dilemë se në këtë rast ka konflikt interesash dhe duhet të reagojë Komisioni shtetëror për anti-korrupsion sepse ai është institucioni kompetencë për ti ndjekur rastet ku ka konflikt interesash” thotë ish kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Dragan Malinovski.

“Duke e pasur parasysh deklaratën e Mehmetit, duke i pasur parasysh dispozitat e Ligjit për deputet, Ligjin për parandalim të korrupsionit, Ligjin për parandalim të konfliktit të interesave dhe të Kodit penal si dhe deklaratën e Malinovskit, mund të konstatohet se deklarata e deputetit të PDSH-së është e vërtetë dhe se ka konflikt interesash” shkruan Vërtetmatës, projekt i krijuar enkas për të ndjekur vërtetësinë e fjalëve dhe premtimeve të partive politike në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button