Kosovë: Jep dorëheqje drejtori i AKI-së

Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Jo zyrtarisht nga burime brenda kësaj agjencie, KTV-ja merrë vesh se arsyeja e dorëheqjes së Agron Selimajt nga kreu i AKI-së, ka të bëjë me mungesën e informacioneve për ngjarjet në veri të Mitrovicës dhe mos paralajmërimi i Qeverisë dhe Presidencës.

Ai ka dhënë dorëheqje sot gjatë ditës, raporton KTV. Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015.

Nga web faqja e AKI-së, Portalb ka siguruar edhe dokumentin e dorëheqjes së drejtorit të saj Agron Selimaj.

doreheqja-aki1

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nëse në AIK është ndie “mungesa e informacioneve paralajmëruese për zhvillimet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, si p.sh. për stërvitjet e falangave paramilitare serbo-çetnike në ‘malet e Kopriçevës’ (Leposaviq); për përgatitjet për ndërtimin e murit në anën veriore të Urës së Ibrit në Mitrovicë; për sjelljen e trenit kishë “Shën”saviane, si dhe për shumë provokime tjera të Beogradit zyrtar ndaj Kosovës dhe popullit shumicë të saj…etj. , pse nuk u shkarkua Shefi i deritashëm i Agjencisë së Zbulimit në Kosovë, por është pritur të dorëheqet. Të kuptohemi drejt, në kësi rastesh jo vetëm se shkarkohet shefi dhe përgjegjësit e drejtpërdrejt të sektorëve operativ, por ata thirren në përgjegjësi për jo seriozitetin në punë.
    Pa marrë parasysh epilogun e kësaj dorëheqje, natyrshëm lind pyetja: Çfarë masash sigurie do të merren për të mos ardhur deri te shfaqja e një WikiLeaks-i nga Kosova?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button