Georgievski: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

Duke komentuar retorikën  parazgjedhore të liderit të VMRO-DPMNE-së, lideri i VMRO-Popullores Lubço Georgievski deklaroi se “nuk ka qeveri pa shqiptarët”. 

Sipas tij, një tezë e tillë është e rrezikshme dhe paraqet një kurth për elektoratin maqedonas. Georgievski madje u shpreh i prerë se, edhe sikur VMRO DPMNE-ja të fitoj 100 deputetë nuk mund të formoj qeveri pa shqiptarët, sepse sipas tij Maqedonia duhet të vazhdojë të jetojë edhe pas zgjedhjeve.

“Vlerësoj se kjo është një retorikë e rrezikshme. Në rast se jo e rrezikshme atëherë do të mund ta quajmë si komike, naive. Dikush që ka praktikë 20 vjeçare të qeverive multietnike sot të bëj fjalë për qeveri të pastra maqedonase,  kjo thjeshtë  është absurde, totalisht  joreale. Madje edhe 100 deputet t’i ketë VMRO DPMNE-ja, patjetër të marrin një parti shqiptare në qeveri”, u shpreh Lubço Georgievski, VMRO Popullore.

Lubço Georgiveski i futet garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nën sloganin ‘Evropë tani’. Ai madje komentoi edhe sloganin e Ivanovit ‘Maqedonia në Evropë, Evropa në Maqedoni’, për të cilin tha se ai përgënjeshtrohet menjëherë në fjalinë e dytë, kur thotë se nuk ka për qëllim të bëjë kompromis rreth çështjes së emrit.
   
“Edhe Evropa edhe NATO-ja na thonë qartë. Nuk duhet të prisni shumë, bëjeni kompromisin e shpejtë, në NATO hyni për një muaj dhe filloni negociatat me BE-në. Nuk mund të tregoni përralla se angazhoheni për në Evropë a nga ana tjetër nuk tregoni se si do ta zgjidhni problemin thelbësor të cilin e kemi kusht për të shkuar më tej. VMRO-Popullore në këtë drejtim është shumë e qartë dhe precize. Ne vlerësojmë se këto zgjedhje vërtet janë historike”, tha Lubço Georgievski, lider i VMRO Popullores.

Lajme të ngjashme

Back to top button