Mbyllet lista zgjedhore, ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

Komisioni shtetëror zgjedhor sot e finalizoi listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit, sipas të cilës, të drejtë vote do të kenë 1,779.572 qytetarë nga të cilët 1 707 228 në Maqedoni dhe 70 305 jashtë vendit.

Në përfaqësitë diplomatike- konsullorë do të votojnë 8 332 qytetarë. Në SHBA 1426, në BE 5892 dhe Azi 1 014 qytetarë.

Gjithashtu në zgjedhjet presidenciale do të votojnë 39 persona të shpërngulur, 1 706 të burgosur dhe 294 persona në KSHZ. Votues nuk ka në Kairo, Kiev, Moskë, Doha, Athinë dhe Nju Delhi.

Lajme të ngjashme

Back to top button