Çifti i dyshuar për vdekjen e Mevlanes ka marr para nga shteti për fëmijë të tretë

Shteti i ka dhënë para për fëmijën e tretë çiftit të cilët janë të dyshuar se kanë vrarë tre vjeçaren Mevlana në shtëpinë e tyre të përbashkët në Bit Pazar.

Dy familjet kanë jetuar bashkë në 9 metra katrorë dhe gjithsej kanë numëruar 9 persona, prej tyre 6 fëmijë.

Nga ministria për punë dhe politikë sociale thonë se për familjen ka pasur njohuri vetëm departamenti i mbrojtjes sociale e cila ofron të holla për fëmijë të tretë ndërsa departamenti për përfshirje sociale nuk ka vërejtur diçka jofunksionale.

Qendra për punë sociale nuk ka ndërmarrë asgjë për të mbrojtur këtë fëmijë derisa ishte gjallë, nuk ka kryer kontrolle në familje dhe nuk ka kontrolluar se si trajtohen fëmijët. 

Lajme të ngjashme

Back to top button