MASH shpalli konkurs për subvencionim të punëve shkencore të publikuara në vitin 2016

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në webfaqen e saj shpall konkurs për subvencione për punë shkencore të publikuara në vitin 2016. Ashtu si në vitet e kaluara, MASH do të ndajë 300 shuma në para në vlerë prej 30.000 denarësh.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se do të subvencionohen punët në gjashtë sfera: shkenca matematiko-natyrore, teknike-teknologjike, mjekësi dhe shëndetësi, shkenca bioteknike, shkenca shoqërore dhe humane.

Autorët të cilët vitin e kaluar kanë publikuar punë shkencore në revistën ndërkombëtare me faktor të ndikimit (impakt-faktor), për subvencion mund të aplikojnë deri më 24 shkurt të vitit 2017, Ristovski apeloi deri te punonjësit shkencorë dhe institucionet nëse i plotësojnë kushtet nga konkursi ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Mjetet financiare në vlerë prej 30.000 euro për këtë qëllim MASH filloi t’i ndajë nga viti 2012. Midis subvencioneve që deri më tani janë ndarë, dominojnë për punë nga sfera e mjekësisë dhe shkencat teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button