Reagon BDI, pyet për Interprometin, nuk përmend USHT

BDI-ja ka reaguar ndaj, akuzave të PDSH-së, sipas të cilëve, të afërmit e Ali Ahmetit keqpërdorin USHT-në, duke marrë paga të majme. 

Në reagimin e BDI-së, nuk demantohen akuzat e PDSH-së për keqpërdorimet nga të afërmit e Ali Ahmetit në USHT, por ajo kërkon nga PDSH-ja të sqarojë para opinionit, në vend se të bëjë akuza pa takt, nëse janë të vërteta shkrimet në media se kreu i kësaj partie përfiton madje 200 mijë euro në muaj, ose 2.4 milionë euro në vit, nga qiraja që i mundëson kompania ‘Interpromet’? 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vlerësuar se tanimë është dita e tretë e fushatës presidenciale që kur shqiptarët nuk kanë dëgjuar nga PDSH ende asnjë arsye të qëndrueshme për kandidatin e saj në këtë proces zgjedhor. 

Sipas BDI-së, akuzat që jemi mësuar tashmë t’i dëgjojmë përditë, janë siç duket e vetmja gjë që PDSH mund t’u ofrojë shqiptarëve. “Çdo qytetar e di mirëfilli se, në vend të platformës dhe programit, PDSH ka ofruar në të gjitha 10 ciklet zgjedhore shpifje, gënjeshtra, konstruksione, shantazhe. 

Kjo parti më së paku që mund të bëjë është t’u thotë anëtarëve të saj se, sa miliona euro vlen kandidimi i Iljaz Halimit për president, votimi në KSHZ kundër deputetit të mërgatës shqiptare dhe fushata e akuzave ndaj BDI-së”, kanë thënë në BDI, si kundërpërgjigje e konferencës së sotme të PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button