Maqedoni, më së shumti keqpërdoren të dhënat personale në “Facebook”

“Të dhënat personale janë target grupi më i rrezikuar në korniza globale dhe do të mund të them se të dhënat personale janë të sigurta në Republikën e Maqedonisë. Jemi dëshmitarë se çfarë ka ndodhur me paraqitjen e Wikiliksit, çfarë ka ndodhur me Snouden, çfarë ka ndodhur me internet provajderët e tipit Google dhe rrejtët që ata i përkrahin si Tuiter dhe Facebook. Ajo është është një luftë e përditshme, kushtimisht thënë, mes të mirës dhe të keqes”, deklaroi drejtori i Byrosë për Mbrojtje të të Dhënave të Personale (BMDHP), Goran Trajkovski, njofton Portalb.

DMDHP, në konferencën e sotme të organizuar me rastin e 28-janarit – Ditës së mbrojtjes së të dhënave personale, deklaroi se, është rritur numri i qytetarëve që u janë keqpërdorur të dhënat.

Sipas tyre, më së shumti janë keqpërdorur të dhënat e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“Numri i ankesave është 359, prej të cilave 80% bien në shkelje në rrjetet sociale, do të thotë krijimin e profileve të rrejshme në “Facebook” dhe 20% tjera, për hakimin e tanimë profileve ekzistuese dhe keqpërdorimin e fotografive”, tha Trajkovski.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, theksoi se është me rëndësi publike që të ngritet vetëdija publike dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, transmeton Portalb.

“Hapi i parë i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm është që të zbatohen fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve me qëllim të preventimit për keqpërdorim të të dhënave të tyre private, sigurim të mekanizmave efikas për mbrojtjen e tyre, definim të rreziqeve potenciale gjatë transmetimit të tyre, koordinim në nivel ndërkombëtare dhe pajtueshmëri për parimet për mbrojtjen e të dhënave personale”, tha Memeti.

Përndryshe sot gjithashtu janë prezantuar puna dhe aktivitetet e deritanishme të DMDHP-së, në suaza të IPA projektit “Përkrahje për qasje deri te e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale”, elementet kyçe  të Projekt-strategjisë së re (2017-2020) për zbatimin e të drejtës së mbrojtjes të të dhënave personale, e cila është në fazë finale.

Përndryshe, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 26 prill të vitit 2006 vendosi çdo vit 28 janari të festohet si Ditë e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë ditë është hapur për nënshkrim Konventa 108 për mbrojtjen e personave gjatë përpunimit automatik të të dhënave personale të KE-së dhe më shumë se 30 vite është themel për mbrojtjen e të dhënave personale  në Evropë dhe më gjërë. Dita e mbrojtjes së të dhënave personale sot festohet globalisht edhe jashtë Evropës dhe është e njohur si Dita e privatësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button