Galeria Kombëtare e Maqedonisë prezanton planin vjetor për vitin 2017

“Galeria Kombëtare e Maqedonisë (GKM), në vitin 2017, do të ofrojë një Program mjaft cilësor në fushën e arteve vizuele, gjegjësisht me vizatime, botime, projekte hetimore dhe edukative, si dhe bashkëpunime ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale. Jemi të sigurt që ky program do t’i përmbushë pritjet e dashamirësve të arteve, si dhe atyre të publikut të përgjithshëm, grupeve të ndryshme të targetuara dhe vizitorëve, dhe se do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në procesin edukativ, me të cilin do të vërtetohet roli dhe rëndësia e institucionit tonë”, thuhet në kumtesën e GKM-së.

Ata shtojnë se mes projekteve më të rëndësishme, do të jenë ekspozitat retrospektive të autorëve maqedonas, doajenit të artit modern maqedonas Nikolla Martinoski, më pas Borko Lazeski, Petar Mazev dhe autores maqedonase Evgenija Demnievska, që me vite jeton dhe krijon në Paris, Francë.

Gjithashtu do të ketë edhe prezantime individuale dhe grupore, si: “Teori: vizatime postkonceptuale, 2015/2016” – ekspozitë e pavarur nga Zoran Poposki, “Fotografia në Maqedoni deri në Luftën e parë botërore”, hulumtim dhe ekspozitë – Dushan Mandiq (përfaqësues i grupit IRËIN) “Die Ëelt ist Schon”, ekspozitë nga Jasmina Cibiq – një nga artistet më të rëndësishme sllovene me renome evropiane, përfaqësuese e Sllovenisë në Bienalen e Venecias në vitin 2013, në bashkëpunim me Muzeun e artit bashkëkohor të Zagrebit. Pastaj, ekspozitë të Driton Selmanit në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës, ekspozitë të pavarur të piktorit akademik Burhan Ahmeti, ekspozitë të pavarur të piktorit Ben Kamil, Berlin – Gjermani, grafika nga Evgenij Pantev, ekspozitë nga Mehamedali Alili, Xhezait Rexhepi, Nina Bale, Shqipe Mehmeti, Heljidon Gjerg, fotografi nga Bogdanovska/Veliu dhe projekte të tjera.

Gjatë vitit 2017 do të ndërmerren projekte parapregatitore hetimore: pregatitje për ekpozitat retrospektive të autorëve: Tanas Llullovski, Dragan Popovski – Dada dhe Konstadin Tançev – Dinka. Si një nga ngjarjet më të rëndësishme me të cilën hapet viti i ri, deri në vitin tjetër, në kornziat e shënimit të jubileut- 70 vjet Galeria Kombëtare e Maqedonisë, do të realizohet eskpozita e të mirënjohurit botëror, Anri Salla.

Nga koleksioni i GKM-së, sivjet do të realizohen tre projekte: ekspozitë e pavarur nga Ljubomir Ivanoviq-Ljuba, Ivan Meshtrekoviq: Litografi dhe ekspozita tematike “Zona urbane si sfidë tematike (zona urbane-foto-dokument)” dhe vepra nga autorë të tjerë, në pronësi të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë.

Programi edukativ i vitit 2017 përveç projekteve dhe punëtorive, përfshin edhe disa ekspozita rinore, si: Salloni pranveror rinor X”, ekspozitë vjetore e shkollave fillore të Shkupt, e cila sivjet do të mbahet për nder të Petar Mazevit dhe shumë të tjera. Përveç mbështetjes së procesit edukativ, do të jetë prezente dhe përgjegjësia shoqërore dhe aspekti human i projekteve “Budenje” – punëtori me fëmijë autikë dhe punëtoria me ekspozitë në emër të shënimit të 3 dhjetorit, ditës së personave me nevoja të veçanta.

Nga bashëpunimi ndërkombëtar për vitin 2017, GKM veçon ekspozitën udhëtuese “Esenca e ekzistencës”, e cila do të realizohet në Galerinë Kombëtare të Prishtinës dhe ekspozitën e piktores Teuta Hoxha Imeri në Qendrën kulturore maqedonase në SHBA.

“Duhet të veçojmë një vend të veçantë edhe për investimet e mëdha të këtij viti, falë mbështetjes së Ministrisë së kulturës së R. së Maqedonisë, e cila do të rekonstruojë objektet e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, gjegjësisht objektin Malla Stanica dhe Çifte Hamam. Së shpejti do të vijojë një lajmërim i detajuar i Programit Vjetor me dinamikë të konfirmuar të ngjarjeve dhe aktiviteteve të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë”, thonë nga GKM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button