fbpx

PDSH me dokumente: Axha i Ahmetit përpos rrogës në USHT ka marrë para të majme

Partia Demokratike Shqiptare sot në Çair prezantoi para publikut dokumentet e vitit 2009 dhe 2010 në lidhje me paratë “paushall” që i kanë marrë disa profesorë e asistentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës në mes të cilëve edhe Ismail Ahmeti, ish prorektor në këtë Universitet, ndryshe axha i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në dokumentet që gjenden më poshtë shënohet se Ahmeti dhe të tjerët kanë marrë para nga 50 mijë ose 40 mijë denarë në formë shpërblimi për “rezultatet e veçanta me përkushtim të jashtëzakonshëm” për vitin kalendarik 2010 në USHT.


“Ismail Ahmeti, përndryshe axha i Ali Ahmetit që mban pozicioni e prorektorit në USHT, në vazhdimësi përveç rrogës dhe harxhimeve tjera nga USHT-ja në baze të dokumenteve që posedojmë, merr paushalle të majme!Pyesim publikisht Ali Ahmetin dhe axhën e tij Ismail Ahmetin, përse e plaçkitni USHT-në, paratë e studentëve? Në vend që me këto para ta përmirësoni standardin e studentëve, ju e keni sjellë USHT në vend të 12.000-të dhe të fundit ndër universitetet në Maqedoni.” tha sot Sadije Iljazi.

Në një dokument thuhet se Ahmeti ka marrë 65 mijë denarë për atë se ka qenë i kyçur në organizimin e patronatit të USHT-së në vitin 2010.


“Jo vetëm që të gjithë funksionarët e BDI-së janë të kapur nga krimi dhe korrupsioni, por edhe familjaret e zotit Ali Ahmeti janë zhytur thellë në veprime antiligjore skajshmërish korruptive. Z.Ahmeti bashkë me Ismail Ahmeti dhe të tjerët që i ke në USHT, a jeni të vetëdijshëm për krimin që jeni duke bërë ndaj arsimit shqip, vritni të tashmen dhe ardhmërinë e kombit.Ftoj publikisht z.Ali Ahmetin në emër të studentëve, që të jep llogari për këtë krim të familjarëve të tij në USHT.”tha Iljazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button