Kryetari i PDSH-së realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në vend, Zlatko Kramariq. 

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button