Ja se si grabitet një kazino në Shqipëri (Video)

Policia e Korçës zbuloi një grabitje me armë, ndodhur në qendër të qytetit në një vend lojërash fati. Ngjarja ndodhi në 19 mars, rreth orës 22.10 minuta dhe gjithë grabitja nuk zgjat më shumë se 1.30 sekonda.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket i riu që hyn qetësisht në derën e kazinosë.

Ai ka veshur një xhup të gjatë, ngjyrë jeshil, dhe në kokë ka vendosur kapuçin. Kur hyn në derën e kazinosë, ul menjëherë maskën në fytyrë.

Në kazino ka disa klientë. Në fakt askush prej tyre nuk duket i tmerruar, por ndjekin me sy lëvizjet e grabitësit.

Nën kërcënimin e armës, i riu detyron banakierin e kazinosë t’i vërë përpara kutinë ku mbahen paratë e xhiros së ditës.

I merr vetë me njërën dorë, ndërsa në tjetrën mbante të drejtuar pistoletën. Pasi ka futur në xhep paratë del nga kazinoja Shkëmbehet në një distancë të afërt me klientët dhe del në bulevard.

Duket se nuk e ka me të shpejtë. Hapat i nxiton vetëm pasi kalon fundin e rrugës. Por agjentët e Krimeve të Rënda, pasi analizuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe mblodhën dëshmi e përballën fakte të tjera, vunë në pranga Nestor Ruçon.

Ai ishte një klient i rregullt i kazinosë që dyshohet se grabiti mbrëmjen e 19 marsit. Gjykata e ka lënë atë me masën e sigurisë 30 ditë burg./gazetatema.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button