Jahjaga: Eshtrat e martirëve tash prehen në dheun e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë homazhe pranë 27 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Suharekë.

24 nga ta janë të familjes Berisha, kurse, të tjerat nga familjet Bytyqi dhe Krasniqi.

Presidentja e Kosovës, ka thënë se kjo ditë është ditë e dhimbshme për Kosovën, por që familjarët do ta kenë më lehtë, meqë eshtrat e këtyre martirëve tashmë do të prehen në dheun e Kosovës.

Qytetarë të shumtë nga Suhareka por edhe nga vendet e ndryshme janë duke bërë momentalisht homazhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button