Sheqerinska: Kemi ‘dokumente bombë’ për korrupsionin në vend

Në një  intervistën për “Nova Tv”, Zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, ka folur për dokumentet që partia e saj ka prezantuar në opinion, ku tregohet për korrupsionin  kreut shtetërorë. Sheqerinksa në intervistë tregon se dokumentet e tilla vijnë nga adresa të ndryshme, sidomos nga njerëz që punojnë nëpër institucione.

“Ne vetëm kemi treguar se çka është duke nënshkruar pushteti aktual dhe cilën pronë e fshehë. Deri tek ne në periudhën e kaluar me të vërtetë arritën shumë dokumente nga adresa të ndryshme. Një pjesë e opinionit, unë supozoj njerëz nga institucionet të cilëve u ka ardhur mbi kokë dhe të cilët e panë se ne nuk kemi frikë për dallim nga mediet të cilat ende janë nën kontroll kanë vlerësuar se nëpërmjet nesh e vërteta mund të dalë në sipërfaqe. 

“Kemi dokumente dhe pyetemi se vallë a duhet ende të nxjerrim. Madje edhe ata që nuk votojnë për ne thonë se pushteti është i korruptuar. E dimë se ekziston korrupsioni dhe se ai është i pranishëm tek vetë kreu. Po kemi ‘dokumente bombë’, ka deklaruar zv/kryetarja e opozitës maqedonase, Sheqerinska.    

Lajme të ngjashme

Back to top button