Ivanov dhe Pendarovski shpalosin çështjen ekonomike si prioritet

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov, në tubimin e tij në Strugë, ka shpalosur çështjen ekonomike si prioritet të angazhimit të tij në të ardhmen.

“Maqedoninë do ta ndërtojmë si një vend të zhvilluar. Prioritet do të jetë ekonomia e vendit. Strugës i duhen vende të reja pune. Gastronomia duhet përsëri të zhvillohet ën Strugë. Duam ta kthejmë optimizmin se mund të ketë sukses jo vetëm në Shkup, por edhe në Strugë”, tha Gjorgje Ivanov.

Kandidati i LSDM-s, për president, Stevo Pendarovski, gjatë ditë së djeshme tubimit të djeshëm në Kocani, ka akuzuar qeverinë se fsheh realitetin e gjendjes ekonomike. Statistikat e për rritjen ekonomike të prezantuara nga qeveria, Pendarovski i cilësoi si gënjeshtra të qeverisë.

Sipas tij vetëm me figura të reja Maqedonia mund të dal nga tuneli i gjatë i errësirës, ku qeveria e futi gjatë këtyre viteve.

Pendarovski, kritikoi edhe kundër kandidatin e tij, Gjorgje Ivanov. “Nëse do të fitojë mandatin e presidentit, do të shihni një Maqedoni tjetër e cila do të jetë shtëpia e të gjithëve, ku nuk do të ketë ndarje në baza nacionale dhe sociale”, tha Stevo Pendarovski.

Për rolin e tij si president I ardhshëm, Zoran Popovski, premtoi se do të reflektojë  bisedimet dhe dialogun, gjatë tubimit të tij në Gostivar.

“Nuk do të lejojë që për cdo grindje në shtet të ftojmë faktorin ndërkombëtarë që të na qetësojë. Kjo nuk është dinjitoze për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj”, tha Popovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button