Qytetarët e revoltuar kërkojnë kthimin e linjave 9 dhe 19, Qyteti i Shkupit do të del me vendim në shkurt

Këshilli i Qytetit të Shkupit gjatë seancës së djeshme, me iniciativë të këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së, solli vendim që kryetari i Qytetit, Koce Trajanovski, edhe një herë ta shqyrtojë vendimin për heqjen e linjave të autobusëve shtetërorë me numër 9 dhe 19. Me këtë vendim, Trajanovski obligohet që në seancën e radhës, e cila do të duhet të mbahet në shkurt, të sjellë vendim konkretë që do t’i kthejë apo jo, linjat e autobusëve të lartpërmendura, shkruan Portalb.mk.

Banorët e komunës së Çairit gjegjësisht ata që jetojnë në Fushë Topanë dhe në Shuto Orizarë ankohen tejmase për ndalesën e linjës 9 dhe 19 të autobusëve shtetëror.

Ata thonë që autobusët privat nuk kanë kapacitet t’i përmbushin nevojat e udhëtarëve të cilët në numër të madh udhëtojnë në këto drejtime.

“Është absurde, si mundet të hiqen linja kur udhëtarë ka shumë, a nuk merren kto parasysh kur krijohen apo shtohen linja? 9 dhe 19 gjithmonë kanë qenë të stërngarkuara si private ashtu edhe ato të shtetit dhe në vendëse të shtohet numri i autobusëve në qarkullim ata heqin?!”, tha Bajram Rahimi, banor.

“Pritjet janë zgjatur tejmase, na shkatërruan sidomos në këto kohëra të ftohta. Nuk e di se si i kanë bërë statistikat, si e kanë parë të nevojshme që këto linja të hiqen, nuk e di se ku janë bazuat? Kjo është një diskriminim tejet I madh nga shteti për lagjet shqiptare”, tha Arsim Faiku, banor, transmeton Portalb.

“Jemi me fëmijë i dërgojmë në shkollë, autobusët vonohen, plus edhe ata kur të vijnë janë të stërngarkuar as nuk merret frymë të aty. Apeloj që sa më shpejtë të kthehen linjat, kjo është e tmerrshme”, tha Rejhan Avdili, banore.
Gjithashtu ata ankohen edhe për kartelat e reja të transportit, duke thënë që nuk ishin aspak të nevojshme.

“Unë nuk udhëtoj shpesh më autobus, rrallë ndonjëherë dhe tani për një vozitje që e bëj ndoshta një herë në muaj unë duhet të paguaj 150 denarë për kartelë e cila nuk më nevojitet dhe e cila zgjat vetëm për një javë. Kjo është vjedhje e dukshme, filluan të mbushen arkat shtetërore”, tha Martin Tanevski, banor.

“Shumë më rregull kishte përpara, nxënësit ata që kishin nevojë merrnin bileta mujore, kurse tani të gjithë ata edhe që nuk iu duhet shpesh duhet të kenë kartela. Kjo askund nuk është. Madje edhe ato ekranet që i kanë vendosur kinse tregojnë kohën e arritjes së autobusëve janë koti të cilat nuk janë fare të sakte. Vetëm para kërkojnë dhe nuk punojnë në dobi të qytetarëve”, tha Rina Tahiri, banore.

Nga ana tjetër, NTP e hedh fajin te Qyteti i Shkupit, duke thënë se kjo çështje aspak nuk është përgjegjësi e NTP-së, për shkak se ndarja e linjave është rregulluar me vendimin që sjell Këshilli i Qytetit të Shkupit.

“Kjo çështje aspak nuk është përgjegjësi e NTP-së, për shkak se ndarja e linjave është rregulluar me vendimin që sjell këshilli i qytetit të Shkupit. Në të gjitha prezantimet publike që kishim për promovimin e këtij sistemi kemi theksuar se linjat do të ndahen mes transportuesve privat dhe NTP-Shkup me qëllim të mos bëhen gara, të respektohet orari i vozitjeve dhe mos të ndodhë ajo që vozitësit privat të punojnë vetëm gjatë periudhës kur kishte më shumë udhëtarë – tha Igor Janushev, Drejtor i NTP-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button