Sagna pranë kalimit te City

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, do të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni.
Reprezentuesi francez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantin londinez dhe duket se ka vendosur të braktisë Arsenalin gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Star’, Sagna – i cili së fundmi është përmendur si objektiv i Interit, do të mbetet në Premierligë duke e shkëmbyer Arsenalin me rivalin Manchester City.

Sagna thuhet se është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferim në ‘Etihad’ pas përfundimit të këtij sezoni, duke i dhënë kokëçarje menaxherit Arsene Wenger.

Lajme të ngjashme

Back to top button