SHBA: Gjykimi i 529 egjiptianëve në dy ditë sfidon logjikën

Shtetet e Bashkuara shprehen të tronditura rreth vendimit të disa dite më parë të një gjykatë egjiptiane për dënim me vdekje të 529 anëtarëve dhe përkrahësve të Vëllazërisë Muslimane, duke thënë se gjyqi i cili zgjati për vetëm dy seanca, sfidon logjikën.

Zëdhënësja e Departamentit të shtetit amerikan, Marie Harf u tha gazetarëve: “Kjo është një shifër mjaft tronditëse. Kjo sfidon logjikën, se mbi 529 të pandehur mund të gjykohen në një periudhë dy- ditore në përputhje me standardet ndërkombëtare.”

Harf tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë marrëdhëniet me Egjiptin dhe se  “ ne nuk duam të ndërprejmë tërësisht këto marrëdhënie”.

Egjipti ka dënuar me vdekje 529 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane. Gjyqi është instrument në dorën e puçistëve të cilët janë pjesë e masave të ashpra të ushtrisë mbi Vëllazërinë Muslimane. Ata ndërtuan një aparaturë të hekurt dhe ndëshkuese për mbështetësit e Presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira, Muhamed Mursi./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button