Të paktën 10 ushtarë indianë kanë humbur jetën nga një ortek në Kashmir

Të paktën dhjetë ushtarë indianë kanë humbur jetën në rajonin e provincës Kashmir, në dy incidente të ndara me rrëzimin e një orteku, kumtuan sot autoritetet ushtarake indiane.

Në incidentin e parë, shtatë ushtarë kanë pësuar, kur orteku është rrëzuar mbi patrullën e tyre, e cila ka lëvizur në afërsi të “Linjës së kontrollit” në provincën, e cila faktikisht është kufiri mes Indisë dhe Pakistanit.

Në incident tjetër të këtillë, tre ushtarë indianë kanë humbur jetën kur mbi një pikë kontrolli ka rënë masë e madhe bore. Në këtë incident, shtatë ushtarë kanë shpëtuar, por druhet se nën borë mund të ketë ende viktima.

Orteqet nuk janë dukuri e rrallë në rajonin e Kashmirit, kështu që çdo vit ka viktima mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, të cilët janë të stacionuar atje./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button