Kush mungoi në ditëlindjen e Norës?

Ka festuar ditëlindjen e 28. E rrethuar nga familjarët, miqtë dhe pranë të fejuarit, këngëtarja Nora Istrefi ka festuar mbrëmjen e së hënës, ditëlindjen e saj.

Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur të festojë në lokalin Annex bar, ndërsa ka shënuar ditën e saj të lindjes.

Me një atmosferë të veçantë të krijuar nga mysafirët, sipas të pranishmëve, Nora është parë të jetë shumë e lumtur.

Por, sipas burimeve të afërta me çiftin, në ditëlindjen e këngëtares do të këndonte miku i çiftit të mirënjohur, këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili përkundër pritjes, nuk i kishte gëzuar me prezencën e saj.

Por, atmosferën këngëtares ia ka ndreq i fejuari i cili ka kënduar për Norën.

Lajme të ngjashme

Back to top button