Sot në Nju Jork vazhdojnë bisedimet për emrin

Në Nju-Jork sot rreth orës 9 sipas kohës lokale do të fillojë takimi kushtuar kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ndërmjetësuesi special në bisedat për emrin, ambasadori Methju Nimic, do të takohet me të dërguarin e Maqedonisë ambasadorin Zoran Jolevski dhe diplomatin grek, Adamantios Vasilakis. 

Takimi, i cili pritet të zgjasë disa orë, do të ndjeket me konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara. Mbrëmë në Nju-Jork veçmë u mbajt takimi i zakonshëm i ndarë i Nimicit me Jolevskin. Ndërmjetësuesi Nimic para takimeve të përbashkëta me Jolevskin dhe Vasilakis zakonisht mban biseda të ndara me ta. 

Ky është takimi i parë në formatin në Nju-Jork pas fundit të tetorit. Në këto biseda, Nimici nuk e ka fshehur dëshpërimin nga rezultati, dhe deklaroi se mes dy palëve mbeten dallimet e mëdha për çështjen për emrin. Temë e këtyre bisedave ishte “propozimi i prillit” i Nimicit.

Lajme të ngjashme

Back to top button