Thaçi: Kandidatura e Halimit e parandalon turpin
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë ka promovuar kandidatin e vetëm shqiptar për president Iljaz Halimi, në fshatrat e komunës së Tearcës, fshatin Sllatinë. Thaçi ka kritikuar ashpër BDI-në duke thënë se për dhjetë vite BDI-ja ska bë asgjë, ku kërkoi votën e banorëve të kësaj ane, për të faktorizuar elementin shqiptar në Maqedoni.
“A e dini më sinqerisht përse ka dalë Iljaz Halimi për kandidat? Që të mos na e marrin ftyrën si komb, çka do bënim ne kur ditën e zgjedhjeve në 13 prill në mbrëmje në këto zona ku jetojmë ne kur do të merrshin Ivanovi 40 000 apo 50 000 e Pendarovski 60 000 apo 30 000 vota. Çka do bënim do fillonim të akuzonim njëri tjetrin se kush është udbash. Kandidatura e professor Iljazit e parandalon e ndal këtë turp.” u shpreh Menduh Thaçi në Sllatinë.
Ndërsa kandidati i për president nga rradhët e PDSH-së Iljaz Halimi beson se më 13 prill mbështetja do fuqizohet edhe më shumë dhe shqiptarët do faktorizohen dhe do të bëhen vendimmarrës për atë se kush do të jetë kryetar i ardhëshëm i shtetit.