Thaçi: Kandidatura e Halimit e parandalon turpin

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë ka promovuar kandidatin e vetëm shqiptar për president Iljaz Halimi, në fshatrat e komunës së Tearcës,  fshatin Sllatinë. Thaçi ka kritikuar ashpër BDI-në duke thënë  se për dhjetë vite BDI-ja ska bë  asgjë, ku  kërkoi  votën e banorëve të kësaj ane, për të  faktorizuar elementin shqiptar në Maqedoni.   

“A e dini më sinqerisht përse ka dalë Iljaz Halimi për kandidat? Që të mos na e marrin ftyrën si komb, çka do bënim ne kur ditën e zgjedhjeve në 13 prill në mbrëmje në këto zona ku jetojmë ne kur do të merrshin Ivanovi 40 000 apo 50 000 e Pendarovski 60 000 apo 30 000 vota. Çka do bënim do fillonim të akuzonim njëri tjetrin se kush është udbash. Kandidatura e professor Iljazit e parandalon e ndal këtë turp.” u shpreh Menduh Thaçi në Sllatinë. 

Ndërsa kandidati i për president nga rradhët e PDSH-së Iljaz Halimi beson se më 13 prill  mbështetja  do fuqizohet edhe më shumë dhe shqiptarët do faktorizohen dhe do të bëhen vendimmarrës për atë se kush do të jetë kryetar i ardhëshëm i shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button