Tragjike, aktori i njohur shqiptar vdes në kafe, i ra atak kardiak

Ai ishte një nga organizatorët dhe nismëtarët e shumë projekteve lidhur me artin teatral për të rinjtë.

Sot në moshën 44-vjeçare regjisori njëkohësisht bashkëshort si dhe babai i një fëmije ndahet nga jeta për shkak të një ataku kardiak.

Ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryeze. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë. Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë.

Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit  Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri.

Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.

Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis.

Në videon e mëposhtme shikoni Gjergj Trolën gjatë një interviste televizive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button