RDM: Pa pako të masave urgjente nuk ka shpëtim nga ndotja

Pa pako urgjente të masave nuk ka shpëtim nga ndotja e ajrit, ndërsa në kushte ku prani e MP-10 grimcave është për 10-20 herë më e lartë, nuk mund të jetë zgjidhje vetëm një masë ose përdorimi çift-tek i automjeteve dhe ulja e përdorimit të automjeteve zyrtare, që e propozon Ministria e Mjedisit të Jetesës, reagojnë nga Partia Ripërtëritje Demokratike e Maqedonisë (RDM).

“Për një jetë të shëndetshme të qytetarëve nuk duhet që të kursehet, por përkundrazi nevojitet që të shpenzohen mjete buxhetore që të ndalojnë të gjitha burimet e ndotjes dhe të  kalohet në ekonomi të gjelbër. Nevojitet Fond për Mjedisin e Jetesës, prej ku mjetet do të orientohen direkt për zgjidhjen e problemeve ekonomie”, citohet në njoftimin e RDM-së.

Nga RDM-ja propozojnë vendosjen e  lëvizjes së automjeteve çift-tek në qytete, transport publik falas dhe më tepër autobusë, ndalim për automjetet nga Euro 4 standrad në qarkullimin qytetar, zonë e gjelbër për këmbësorë dhe  për çiklistë në qytet, vendosja e tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike në amvisëri, mbylljen e kantiereve të ndërtimit, përgjysmimin e prodhimit të objekteve industriale që ndotin ambientin, grumbullimin e rregullt të mbeturinave dhe subvencioneve për furrat me djegie të plotë dhe derivate cilësore për amviseritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button