Mançevski: Nuk janë siguruar para për masat e reja për ndotjen

LSDM-ja pohon se pushteti lokal dhe qendror në buxhetet për këtë vit nuk kanë parashikuar para për zbatimin ne masave nga Plani për përmirësim të cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit.

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Damjan Mançevski, një pjesë e propozim masave të Qytetit të Shkupit për përmirësim të cilësisë së ajrit janë korrekte, disa nuk përgjigjen në nënqiellin e Shkupit, por mbetet problemi kryesor me sigurimin e parave.

“Me zbatimin e këtyre masave nevojiten para. Para, të cilat as qyteti as shteti nuk i ka parashikuar në buxhetet e tyre për vitin 2017. Asgjë nga ajo që është propozuar në këtë dokument nuk mund të zbatohet konform buxhetit të qytetit për këtë vit”, theksoi në konferencën për shtyp Mançevski.

Ai e kritikoi kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski, duke theksuar se “ka qenë shtrenjtë për të të paguajë mbi një milionë euro për zvogëlimin e ndotjes, por jo edhe të paguajë gjashtë milionë euro për fasadat e reja barok dhe të gjejë 20 milionë euro për Rrotën panoramike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button