Kumanovë, një vajzë është lënduar rëndë në një aksident

 Njëzet e nëntë vjeçarja E.D. nga Kumanova ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi në të është përplasur automjeti “BMW” me targa të Shkupit, informuan nga MPB-ja.

Aksidenti ka ndodhur sot paradite në orën 10:40 në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup, në fshatin Unim Doll, kur në këmbësorin ka goditur “BMW” të cilin e drejtonte A.SH. 31 vjeçar.

E lënduara është dërguar fillimisht me automjetin e ndihmës së parë dhe pastaj pas ndihmës së ofruar mjekësore në sektorin për kirurgji nga spitali i Kumanovës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore është transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Komunikacioni në rrugën rajonale po riorientohet, kumtuan nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button