Masakra e lënë në harresë

Është përkujtuar masakra e kryer 15 vjet më parë në fshatin Thërrnjë, ku ishin vrarë 46 banorë të këtij fshati, shumica e të cilëve gra e fëmijë.

U vranë dhe u masakruan plot 46 persona, 15 vjet më parë në fshatin Thërrnjë të komunës së Suharekës. Por, kjo masakër mbeti e panjohur për shumicën e kosovarëve, edhe pse është ndër masakrat më të mëdha të bëra nga forcat serbe paramilitare gjatë luftës në Kosovë.

Banorët e Thërrnjës ndihen të indinjuar me institucionet qendrore për lënien në harresë të kësaj. Sipas tyre, këmba e asnjë zyrtari nuk ka shkelur në këtë fshat për të shprehur ngushëllime për të vrarët.

Një banor i këtij fshati ka thënë se institucionet qendrore qëllimisht kanë dashur ta heshtin masakrën e bërë në Thërrnjë.

“Askush nuk e përmend këtë masakër, edhe pse në këtë vend janë vrarë brenda një dite 46 persona, në mesin e të vrarëve ka pasur fëmijë dhe gra shtatzëna”, ka thënë ky banor.

Në këtë masakër më së shumti pësoi familja Gashi, së cilës iu vranë dhe masakruan 22 anëtarë të familjes. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button