Femrat, të gatshme të falin tre herë tradhtinë

Femrat rezultojnë sërish të jenë më tolerante ndaj tradhtisë sesa meshkujt. Edhe pse një gjë të tillë asnjëherë nuk do ta harrojnë, e shpeshherë do të jetë një mendim i tillë i kthyer në zënkë, vajzat janë më të prirura për të falur, në çdo aspekt të jetës. 

“Përderisa meshkujt përfundimisht nuk arrijnë asnjëherë të jenë të gatshëm për të marr një vendim si falja. 

Ka rezultuar se rreth 53% e femrave janë të gatshme të falin tradhtinë e të dashurit të tyre dhe të rifillojnë sërish lidhjen, ndërsa vetëm 13% e meshkujve pranojnë se janë tolerantë dhe do të qëndronin sërish pranë partneres së tyre edhe nëse kjo e fundit i ka tradhtuar”-shkruan Cosmopolitan. Zëdhënësja e këtij studimi, Susan Fermor ka shpjeguar se kryesisht femrat angleze, janë të gatshme të falin tradhtinë e bashkëshortit të tyre, duke kërkuar që ky veprim të mos përsëritet më. 

“Në praktikë meshkujt e tyre kanë tre mundësi për të gabuar, por nëse tejkalojnë këtë limit, femrat menjëherë mund t’i thonë lamtumirë lidhjes”, shpjegon Fermor. Në mënyrë jo rastësore, gjithnjë sipas po të njëjtit studim, rreth 38% e çifteve kryesisht atyre britanike janë tradhtuar një herë nga partnerët e tyre dhe vetëm sinqeriteti dhe ndjenjat sentimentale kanë bërë që lidhja e tyre të vazhdojë. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button