Maqedoni, hartohet projekt për mbrojtjen e të dhënave personale

Në fazën përfundimtare është përpunimi i Projekt-strategjisë 2017-2022 për zbatimin e së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale.

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) pritet që këtë dokument ta prezantojë nesër para opinionit të gjerë me të cilin, mes tjerash, është paraprë ridizajnimi i legjislaturls së Maqedonisë në kontekst të Rregullativës së BE-së të 25 majit 2016 në Parlamentin evropian dhe në Këshillin për mbrojtje të personave në pikëpamje të përpunimit të të dhënave personale dhe rrjedhjes së lirë të atyre të dhënave, që duhet të zbatohet prej 25 majit 2018.

Në qëllimet strategjike dhe konkrete në Projekt-stzrategji është paraparë pjesa e cila ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë, për të cilën edhe pse nuk është anëtare e Unionit, është me rëndësi të madhe harmonizimi i legjislaturës, punës me klientët. procedurave dhe të punësuarve në DMDHP, së cilës i nevojitet përforcim kadrovik.

Duke i pasur parasysh ndryshimet e vazhdueshme, është paraparë që në dy vite të bëhet analizë e strategjisë dhe planit të aksionit. që pritet së shpçejti gjithashtu të publikohet.

Njëkohësisht po përgatitet edhe ligj i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilin duhet të harmonizohen edhe ligje të tjera. Mbrojtja e të dhënave personale duhet të pësojë ridizajnim të tërësishëm në kontekst të udhëzimeve të reja nga BE-ja, edhe pse Maqedonia nuk është anëtare e Unionit, dhe në prag të sfidave të reja të cilat vijnë nga zhvillimi i teknologjisë dhe Internetit.

Parashihet edhe përforcimi i pozitës së oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personaëe në institucionet publike dhe sektorin privat. për momentin në Maqedoni ka gjithsejt 2.758 oficerë për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilët janë nominuar nga të punësuarit nës ektorin publik dhe privat dhe kalojnë trajnime dhe konsultime të vazhdueshme në Drejtori.

Projekt – strategjia është përgatitur në konsultim me të gjitha palët e prekura, përfshirë edhe oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo do të jetë e kapshme për komente deri më 20 shkurt, pas çka do të ketë qasje drejt finalizimit të saj.

Vetëdija publike tek qytetarët e Maqedonisë, posaçërisht tek popullata e re është në nivel të alrtë, vlerësojnë nga DMDHP, që mund të konfirmohet me numkrin solid të parashtresave për keqpërdorim të të dhënave publike të marra kohë më parë nga studentët e Fakultetit makinerik, ku DMDHP kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button