LSDM premton rritje të rrogës mesatare mujore në 30.000 denarë

Do ta rrisim rrogën mesatare mujore në 30 mijë denarë, ndërkaq çdo familje do të ketë nga dy të punësuar, që do të kenë të ardhura prej 1 mijë eurove, premtojnë sot nga LSDM, njofton Portalb.

“Spiralen e rritjes së rrogave do ta hapim me rritjen e rrogës minimale, e cila në katër muajt e parë të mandatit do të rrite në 12.000 denarë për të gjithë të punësuarit, ndërkaq deri në fund të mandatit ajo do të arrijë në 16.000 denarë. Rrogën mesatare prej 30.000 denarëve do ta sigurojmë më mbështetje të ndërmarrjeve të brendshme të vogla dhe të mesme, për të cilët kemi planifikuar 140 milionë euro ndihmë të drejtpërdrejtë. Do t’i sigurojmë ndërmarrjet nga inspekcionet e porositura politike, me çka pushteti aktual i reketon të njëjtat me dënime të larta. Nëse ndërmarrjet kanë para ata mund të zhvillohen. Ata do të hapin vende të reja të punës dhe do t’u japin më  shumë para të punësuarve. Nëse qytetarët kanë më shumë para, ata do të harxhojnë më shumë. Me atë do të gjallërohet qarkullimi në ndërmarrje dhe i njëjti do të rritet”, thonë nga LSDM.

Nga partia shtojnë se paratë nga Buxheti do t’ua kthejë qytetarëve nëpërmjet kthimit të 15% të TVSH-së që e paguan çdo qytetarë në llogaritë e konsumit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button