Dëshira e Angelinës po e bën të palumtur Bred Pittin

Aktorja e njohur Angelian Jolie si duket është magjepsur pas aktorit Jared Leto, me të cilin ka pasur një bashkëpunim. Ndërsa tani bëhet e ditur se ka shprehur dëshirën të bashkëpunojnë edhe më tutje me të. Por, duket se ky fakt nuk po e gëzon aktorin Bred Pitt.

Që kur ka përfunduar ndarja e çmimeve Oscar, sic raportojnë mediat e huaja, aktorja Angleina Jolie nuk mund të ndalet së foluri për fituesin e çmimit Osckar, aktorin Jared Leto.

Bëhet e ditur se ajo madje ka shprehur dëshirën që të ketë edhe një bashkëpunim me të. Por, duket se Brad Pitt nuk është i lumtur për këtë. Aktorja para disa ditësh ka aranzhuar një takim me aktorin Leto ku gjatë takimit që do të mbajnë ata do të flasin për bashkëpunimin e mundshëm. “Brad është shumë i hidhëruar, sepse Jared është i njohur si mashkull shumë i pëlqyer nga femrat.

Ai ka provuar të ndalojë Angelinën që të takohet me Jared, por ajo nuk ka dashur as të dëgjojë për këtë”, ka thënë një burim për magazinën ‘Showbizzspy’.

Dëshira Angelinës është që ajo dhe Jared të luajnë në një film me rolet kryesore, sepse sipas saj Leto është mashkulli më tërheqës në Hollywood. Ndryshe Jolie dhe Leto kanë bashkëpunuar në filmin ‘Aleksandar’. Ndërsa që në atë kohë ka pasur fjalë që mes tyre ka tërheqje emocionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button