Maqedoni, ulet numri i nxënësve, rritet numri i profesorëve në arsimin e mesëm

Në 15 vitet e fundit në Maqedoni kemi rënie të numrit të shkollarëve të mesëm, kurse rritje të numrit të profesorëve të punësuar në shkolla të mesme. Nëse në vitin 2000/2001 kishim 5,501 profesorë që u ligjëruan 93,161 nxënësve të shkollave të mesme, pas 15 viteve, në vitin shkollor 2014/2015 kemi 7,402 profesorë që u ligjërojnë 83,522 nxënësve. Për 15 vite numri i nxënësve në shkolla të mesme është ulur për 9,639, për deri sa numri i mësimdhënësve është rritur për 1,901, shkruan a1.on, përcjell Portalb.mk.

Çfarë e nxiti rritjen e numrit të mësimdhënësve të punësuar përskaj uljes së numrit të shkollarëve të mesëm?

Numri më i madh i profesorëve në shkolla të mesme janë punësuar nga pushteti lokal në Tetovë, ku për 32 nxënës më shumë, kanë punësuar 313 mësimdhënës të rinj. Pas Tetovës vjen Gostivari, ku për 474 nxënës të rinj, janë punësuar 225 profesorë më shumë.

Trendi i rritjes së numri të profesorëve krahas zvogëlimit të numrit të nxënësve nuk është aktuale vetëm në pjesën perëndimore të Maqedonisë, por edhe në pjesët tjera të Republikës së Maqedonisë. Në Radovish në 10 vitet e fundit numri i nxënësve është ulur për 309, kurse numri i profesorëve është rritur për 22. As në Shtip nuk është më ndryshe, atje për 955 nxënës më pak nga viti shkollor 2000/2001, numri i profesorëve është rritur për 12.

Në rajonin e Shkupit dallimi më i madh i numrit të nxënësve dhe profesorëve është në Komunën e Karposhit, ku në 15 vitet e fundit, krahas asaj që numri i profesorëve është rritur për 49, numri i nxënësve është ulur për 1,414. Në Komunën e Aerodromit në vitin shkollor 2006/2007 deri në vitin paraprak numri i shkollarëve të mesëm është zvogëluar për 469, përskaj asaj që numri i profesorëve është rritur për 50.

Këto shifra pasqyrojnë edhe shumë dukuri devijuese të tjera të pranishme në Republikën e Maqedonisë gjatë viteve të fundit. Të tilla dukuri devijuese janë: ulja e natalitetit të popullatës, shpërngulja masive dhe shfrytëzimi i buxhetit të Maqedonisë për nevoja e partive politike në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button