Xhaka rrezikon “Botërorin 2014”

Granit Xhaka deri më tani në këtë edicion ishte lojtar i rëndësishëm i Borussia Monchengladbachut. Por, mesfushori kosovar ka filluar ta ngrohë bankinën kohëve të fundit.

21 vjeçari nuk u inkuadrua në lojë nga minuta e parë, në duel me Hertha Berlinin gjatë fundjavës që shkoi, gjë që ka filluar ta shqetësojë reprezentuesin zviceran.

“Isha në formë. Nuk mund të them diçka tjetër”, ka thënë Xhaka. Mediat e huaja kanë raportuar se Xhaka mund ta humbasë vendin në ekipin e titullarëve te përfaqësuesja e Zvicrës në Botërorin “Brazili 2014”, nëse nuk aktivizohet rregullisht në skuadrën gjermane në Bundesligë.

Lajme të ngjashme

Back to top button