Aktori i adhuruar i të gjitha vajzave, lë pas yjet e Hollywood-it (FOTO)

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka fituar vitin e fundit një popullaritet mjaft të madh në listën e  njohur botërore të kërkimit IMDb. Në rankimin e fundit të publikuar nga “Star Meter”, Tatlitug është renditur në vendin e 502-të, ndër emrat më të kërkuar të personazheve të njohur, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

E gjithë vëmendja që ka fituar vitin e fundit, sidomos me serialin e ri që po transmetohet në Turqi “Brave and Beautiful”, 34-vjeҫari ka qenë ndër personazhet më të kërkuar në të gjithë botën. I konsideruar si Brad Pitt-i i Turqisë, Kivanc vijon të ketë sukses në të gjitha vendet ku janë transmetuar serialet turke.

Në këtë listë të “Star Meter”, aktori i famshëm ka lënë pas emra të njohur të Hollywood-it me famë botërore, si Gary Oldman, Sean Connery, Jennifer Love Hewitt, William H. Macy, Steve Carell, Diane Kruger, Penelope Cruz etj. Në krye të kësaj liste është renditur aktori britanik Tom Hardy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button