Kate Middleton zbulon recetën e parë të ditës, çfarë ha në mëngjes (FOTO)

E ke pyetur ndonjëherë veten çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Nëse do të hash ashtu si Dukesha e Kembrixhit, me siguri e ke bërë, apo jo?Në fakt, ky informacion nuk është aq e thjeshtë të sigurohet. Megjithatë, me disa hetime, është gjendur edhe receta e parë e ditës së Kate, të cilën mund ta ndjekësh (ndoshta, ajo të ndihmon të gjesh edhe një princ, haaa). Është patjetër një hap në drejtimin e duhur, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Sipas një raporti të publikuar nga People, Dukesha është fanse e drithërave, madje kur takoi për herë të parë Princin William në Universitetin St. Andrews, të dy u ulën për të ngrënë drithëra dhe fruta të thata në kafenenë e shkollës. (Uaaaauu)

Pasi lindjes së Princeshës Charlotte, në vitin 2015, motra e Kate, Pippa Middleton, përgatiste një green juice për nënën e dy fëmijëve.

“Pippa kujdeset që çdo tri ditë Kate të furnizohet me lëngje të freskëta frutash”, – tregon një burim për Us Weekly. Ky është vërtet një trajtim surprizë. Kate, zakonisht i bën vetë lëngjet e frutave dhe e ka shumë herë më të lehtë. Prej kohësh tashmë, ajo përdor edhe green juice në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button