Bayerni para kohe kampion

Bayern Munchen është kampioni i ri i Gjermanisë. Skuadra e madhe bavareze e ka siguruar edhe matematikisht titullin pas fitores me Herta Berlinin. 3:1 fitoj Bayerni si mysafir duke fituar një titull kampioni me rekord.

Kroos, Gotze dhe Ribery shënuan golat e fitores ndaj Hertës, ndërsa Arnold shënoi golin e nderit për vendasit.
Ky është titulli i 24 për bavarezët, ndërsa Pep Guardiola mund të krenohet me rekordin e tij pasi që Bayern është skuadra e parë gjermane që siguron titullin vetëm në javën e 27 të Bundesligës, apo më mirë thënë, shtatë xhiro para kohe.

Bayern po shkelë kundërshtarët në Bundesliga pasi që deri më tani ka shënuar 79 gola ndërsa ka pranuar vetëm 13.

Pjesë e këtij suksesi është edhe Xherdan Shaqiri i cili ka shënuar disa gola në këtë edicion, ndërsa për të është titulli i dytë në Bundesliga.

Lajme të ngjashme

Back to top button