Kanada: Mbi 13.000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të shiut të akullt

Mbi 130.000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike në provincat kanadeze Nju Branzuik dhe Skocia e Re, për shkak të shiut të akullt që filluan të reshin gjatë ditës së djeshme, lajmëron TASS.

Sipas të dhënave të kompanisë për energji elektrike “En Bi Pauer” në Nju Branzuik për shkak të ndërprerjes së largpërçuesit, pa energji elektrike kanë mbetur 119.000 amvisëri, firma dhе dyqane.

Shërbimet urgjente punojnë 24 orë për largimin e dëmit të shkaktuar nga kushtet e këqija të motit.

Janë anuluar ose vonohen fluturimet nga aeroportet.

Policia lokale kumtoi për rritjen e aksidenteve rrugore në provincë.

Sipas të dhënave të byrosë meteorologjike kombëtare të Kanadasë, pritet sasia e reshjeve në atë rajon të arrijë deri në 80 litra në metër katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button